Aida Dërguti po ua mban peng Vetëvendosjes pozitën e nënkryetares së Kuvendit. Glauk Konjufca po kërkon shkarkimin e saj me 80 vota të deputetëve. Por, kjo kërkesë e VV duket se nuk do të realizohet pasi partitë e tjera nuk kanë vullnet ta ndihmojnë Albin Kurtin. Dërguti ka raporte miqësore me partitë e tjera, e kjo, sic duket, do ta ndihmojë të vazhdojë të jetë në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, ndër të tjera, janë kthyer edhe në një fushë-betejë mes shefit të GP të VV’së, Glauk Konjufcës dhe nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutit, pikërisht për postin që kjo e fundit mban.
Gazeta Express ka mësuar se nëpër këto mbledhje, Konjufca i ka kërkuar Dërgutit disa herë të japë dorëheqje, pasi sipas tij, ajo nuk ka asnjë të drejtë morale për ta ‘uzurpuar’ postin e nënkryetarës, pasi kjo pozitë, sipas rregullores së Kuvendit, u takon tri grupeve më të mëdha parlamentare.
Ndërsa, këtë nuk e pranon Dërguti, sipas të cilës, pozitën e nënkryetares nuk e ka të falur nga VV përderisa është zgjedhur me shumicën e votave të deputetëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Express se shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dërguar kërkesën për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares.
Derisa VV thotë se ka kërkuar që Dërguti ta lirojë pozitën e nënkryetares, pasi tre nënkryetarë të Kuvendit u takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare, e aty duan të kenë një nga deputetët e vet.
Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës parasheh se Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Vetëvendosjes, që ka 19 deputetë, i duhen edhe 61 të partive të tjera, nëse duan të rikthejnë postin e nënkryetares.
Një burim i afërt me Dërgutin i ka thënë Expressit se shkarkimi i nënkryetares nuk do të ndodhë sepse e dinë që mungon vullneti i deputetëve të tjerë për shkarkimin e saj.
Shefi i GP të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë për Express se nëse nuk e vendosin dy grupet që në fillim ishin deputetë të Vetëvendosjes, atëherë PDK nuk do të ketë rol ndërmjetësuesi.
“Nëse nuk ka marrëveshje mes tyre, ne s’do ta luajmë rolin e arbitrit ne çfarëdo forme”, ka thënë shkurt për Gazetën Express Krasniqi.
Aida Dërguti që nga largimi prej Vetëvendosjes, është parë disa herë më zyrtarë të partive të tjerë, çka kishin lënë hapësirë për të aluduar mbi të ardhmen e saj politike, me ndarjen aspak miqësore nga partia e saj.
Menjëherë pas dorëheqjes së saj nga VV, Dërguti ishte parë me shefin e GP të Nismës, Bilall Sherifin, nga çka u përfol se një nga themelueset e VV’së po kalonte në partinë e Fatmir Limajt. Kjo u demantua nga dy palët duke treguar se takimi kishte qenë krejtësisht miqësor.
E miku i Dërgutit, Bilall Sherifi, nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse Nisma do ta votojë ose jo shkarkimin e saj.
Nga ana tjetër, shefi i GP të LDK’sëm Avdullah Hoti kishte thënë për Expressin se nuk kanë ndonjë qëndrim si parti lidhur me këtë çështje
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje