Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vdekjen e anëtarit të saj Hysni Hyseni.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të VV-së thuhet se Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren ndërsa ishte plagosur në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, shkruan arbresh.info.
Në postim thuhet gjithashtu se Hyseni do të kujtohet dhe të merret shembull për punën e virtytet e tij, teksa është bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 14:30 në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.
“Sot, me pikëllim të thellë, morëm lajmin që ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje aktivisti ynë Hysni Hyseni.
Hysni Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I plagosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, ku humbi njërin sy, Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të perbashkët edhe kur rrezikohemi individualisht.
Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Në këto momente pikëllimi i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, shoqeve e shokëve te Hysniut.
Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna e virtytet e tij.
Sot në orën 14:30 do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit”, thuhet në postim./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia