Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka hapur sot zgjedhjet e brendshme.
Në këtë hapje ishte i pranishëm edhe kryeministri njëherit kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Të pranishëm ishin edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia.
Kjo hapje e zgjedhjeve të brendshme në degën e Prishtinës u bë me një koktej në një nga kafiteritë e kryeqytetit.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, mbrëmë ka organizuar një koktej me anëtarë e aktivistë për të shënuar hapjen e procesit më të rëndësishëm për demokracinë e organizatës sonë, zgjedhjeve të brendshme. Ky proces dinamik për organizatën është garanca e ruajtjes së vitalitetit organizativ në kohën kur radhët tona janë shtuar shumë. Si Qendër e theksuam edhe njëherë rëndësinë e përfshirjes të të gjithë anëtarëve në këtë proces sepse vetëm nëpërmjet garës përmbajtjesore merr kuptim procesi zgjedhor”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...