Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë mocion për të shkarkuar bordin e drejtorëve të RTK-së.
Sipas VV-së bordi i tanishëm ka dështuar të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur dispozitat e Ligjit për RTK-së, shkruan portali arbresh.info
Ky është arsyetimi i Lëvizjes Vetëvendosje:
Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.
Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së. Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në.
Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, 4 December 2020
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...