Lëvizja Vetëvendosje ka disa javë që po përballet me dorëheqje të anëtarëve të saj.
Madje për këto dorëheqje gjatë ditës së sotme është deklaruar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se këto veprime nuk janë në rregull, por që Këshilli i VV-së dhe Grupi Parlamentar duhet të mblidhet dhe të diskutojnë këto çështje.
Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, i cili ka thënë se nesër do të ketë mbledhje, ku pritet të shqyrtohen dorëheqjet dhe çështjet organizative brenda VV-së.
“Në atë mbledhje do të diskutohet për situatën aktuale. Do të shqyrtohen dorëheqjet, edhe për çështjet organizative brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurteshi.
Kurteshi ka treguar se mbledhja do të mbahet në orën 15:00 dhe ai pret tërheqje të dorëheqjeve.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...