Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie, ka dhënë detaje për punësime të familjarëve dhe militantëve partiakë në Telekomin e Kosovës.
Fatban Bunjaku nga Vetëvendosje ka thënë se janë tri metoda që Qeveria aktuale dhe të kaluarat po e përdorin për të privatizuar Telekomin.
“Degradimi i qëllimshëm teknik, kontratat e dëmshme që janë lidhur, punësimet partiake që gjithnjë e më shumë po ia rrisin barrën kësaj ndërmarrje. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se pjesëmarrje drejtpërdrejt në krim. Me të gjitha asetet dhe potencialin teknik po e shesin Telekomin. Për punësimet ne kemi nxjerrur listën ku kemi arritur ti identifikojmë mbi 50 eprsona që janë punësuar e që kanë lidhje me partitë në pushtet”, ka thënë ai duke shtuar që gjatë fundjavës në Telekom është bërë një konkurs i shpejt.
“Është mbajtur një konkurs klandestin em qëllim të puënsimit të 100 deri në 200 punëtorë ku sipas deklarimit të ministrit që pas privatizimit punëtorëve do tu ofrohet një pako sociale që ata që e lënë punën me vetë dëshirë do të përfitojnë 5 deri në 20 mijë euro. Po ashtu funksioni i auditimit të brendshëm vazhdon të mbetet i paralizuar, një funksion që do të duhej ta auditonte këtë situatë, në krye të këtij funksioni është e vendosur gruaja e deputetit Mërgim Lushtaku, e cila më shumë nuk shkon në punë se sa që shkon”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Valdrini Ahmeti nga LVV ka thënë se punësimet në Telekom janë një nga proceset shkatërruese të Telekomit ndër vite.
“Muajt e fundit të vitit 2018 kanë shënuar goditjen më të rëndë që ka marr Telekomi në këto puënsime, ku janë punësuar mbi 200 persona dhe është rritur 8.5 për qind numri në ndërmarrje. Mbi 100 janë punësuar si agjent të shtijës. Më e rënda është se gjatë 2018 në bazë të publikimeve të ARKEP-it, ky publikim tregon se sipas të hyrave dhe përdoruesve Telekomi ka shënuar rënie. Mbi 50 persona që i kemi identifikuar si të afërm të partive në pushtet. Naser Bujupi, burri i deputetës Donika Kadaj Bujupi, Besa Shatri, gruaja e deputetit Bekë Berisha, Hajdar Sutaj sekretar i AAK-së, Driton Bardheci kryetar i rinisë së AAK-së, Besart Reçica i afërm i Elmi Reçica, Albulenë Bekteshi gruaja e shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Kujtesa Bajramaj gruaja e Blerim Bajramaj shefi i sigurimit të kryeministrit, Shyhrete Bajrami Demaj gruaja e Gani Demaj që është shef i kabinetit të kryeminstrit, Binak Vishaj përfaqësues i AAK-së, Arian Janova që mbahet mend për shitje të notave etj. Kjo konferencë është vetëm fillimi i denoncimeve se si qëllimshëm është punuar me vite të tëra që të shkatërrohet Telekomi”, ka thënë ai./arbresh.info
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...