Vetëvendosje mban sot tubimin përmbyllës elektoral në Prishtinë

08:01 | 7 Shkurt 2025
E.K

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të premten do të zhvillojë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky tubim do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

“Të premten, me 7 shkurt në ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbajmë tubimin elektoral më të madh që ka parë ndonjëherë Kosova. Bashkë, le t’i mbushim sheshet cep më cep”, thuhet në mjoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm