Google ADS

Vetëvendosje: Kryeprokurori Lumezi dështoi t’i përmbush premtimet e tij

13:04 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca në një konferencë për medie kanë folur rreth protestës të cilët do të mbahet të premten nga ky subjekt, para Prokurorisë së Shtetit, shkruan Arbresh.info

Sipas tyre, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk ka arrite t’i përmbush premtimet e tij lidhur me hetimet për Krimet e Luftës dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Aleksander Lumezi i përmendi dy premtime: Luftimin e krimit dhe korrupsionit, që nuk ndodhi asnjëherë, dhe hetimi i krimeve të luftës, gjë që nuk ndodhi” tha deputetja Albulena Haxhiu

Veç tjerash Haxhiu, i ka përmendur Kryeprokurorit Lumezit se deri ku kanë shkuar hetimet për për 53 milionët e Bechtel Enkas, rastin e Contour Globalit, Subvencionet te Ministrisë së Bujqësisë, dhe për librin personal të Hashim Thaçit dhe për lobimin që ka bërë ai për idenë e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa deputeti Glauk Konjufca tha se asnjëherë si tani krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk kanë qenë më të fuqishme se tani.

“Krimi I organizuar sot në Kosovë nuk ka qenë më i fuqishëm dhe se korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më I guximshëm se sot. Në Kosovë më shumë se gjysma e rasteve të korrupsionit ju ndodhin dy fenomene qe prokurorët janë përgjegjës, pushimi I hetimeve dhe braktisja e rasteve, pa asnjë kontroll gjyqësor” tha Konjufca

Konjufca me ironi ka thënë se shteti nuk e ka kap drejtësinë, por, është një vallëzim tango nga ana e Qeverisë dhe e Kryeprokurorit Lumezi.

“Duhet me e riformuluar thënien tonë “Shteti e ka kap drejtësinë” për arsye se kapja është e një anshme, ky është vallëzim, vallëzim tango, në tango janë dy palë, e njëri nga ta është Aleksander Lumezi, i cili po vallëzon për mrekulli me pushtetin” tha Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj protestë të Premtën në Prishtinë, para Prokurorisë së Shtetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme