Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar l ndaj Qeverisë, idhur me miratimin e autorizimit për fillimin e procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës.
Në reagimin e LVV-së thuhet se aktualisht është në fuqi rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku qeverisë dhe kryeministrit i kërkohet të veprojë për të kundërtën, për zhbërjen e kontratës kriminale me Z-Mobile dhe përfshirjen e profesionistëve në rimëkëmbjen nga kriza e qëllimshme ku e kanë futur Telekomin.
Sipas tyre në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionerë 100% qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës.
Reagimi i plotë:
KRYEMINISTRI PËRKULET PARA KRIMIT TË ORGANIZUAR QË KA MBËRTHYER TELEKOMIN
Dje Qeveria e Kosovës, Kryeministri Haradinaj, në një akt të paprecedent autorizoi fillimin e procesit të privatizmit të Telekomit të Kosovës.
Aktualisht është në fuqi rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku qeverisë dhe kryeministrit i kërkohet të veprojë për të kundërtën. Pra për zhbërjen e kontratës kriminale me Z-Mobile dhe përfshirjen e profesionistëve në rimëkëmbjen nga kriza e qëllimshme ku e kanë futur Telekomin.
Në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionerë 100% qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës.
Një përpjekje për privatizmin e Telekomit dështoi para 4 viteve pas denoncimit të pazareve me kompaninë Axos Gmh. Tani pas mbylljes edhe të procesit të arbitrazhit me këtë kompani Kryeministri Haradinaj, verbtazi po ecën hapave të Qeverisë Thaçi II.
Telekomi nuk duhet të privatizohet. Këtë nuk do ta lejojnë as qytetarët e Republikës së Kosovës as vetë punëtorët e Telekomit.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...