Vetëvendosje thotë se kjo mënyrë e dialogut po betonizon ndarjen e Kosovës
Dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë.
Kështu shpreh bindjen Vetëvendosje e Albin Kurtit, që përmes një njoftimi për media thotë se “vazhdimi i ndërtimit të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme”.
“Dialogu Thaçi-Vuçiq që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jo-strategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetëror serbe dhe krijimin e kushteve që këto interesave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Sipas Vetëvendosjes, “Qeveritë e Kosovës zellin dhe gatishmërinë më të madhe përgjatë viteve e dëshmuan pikërisht kur vinin në rend marrëveshjet e dëmshme me Serbinë, siç është krijimi i Zajednicës e ndarja me murin tek Ura e Ibrit, si mënyrë për të ruajtur karrigen e pushtetit të tyre, në një Republikë që po humbë karakterin unitar”.
Lëvizja Vetëvendosje thotë në fund se e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...