Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka paraqitur rekomandimet që i ka kjo parti për rastin Astrit Dehari dhe burgosjen e zyrtarëve të kësaj partie që u dënuan nga Gjykata për vepra terroriste.
“Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e vecuar nga rasti i Astrit Deharit”, thuhet në rekomandimet e Vetëvendosje.
Më poshtë gjeni rekomandimet e Vetëvendosjes:
Nga aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës shtrohen pyetje të pashmangshme:
1. Kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri më 4 gusht 2016?
2. Kush është organizuesi për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?
3. Kush janë ideatorët e këtij inskenimi ndaj aktivistëve të LVV-së?
4. Kush e vrau Astrit Deharin në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016?
Për shkak të këtij inskenimi, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të dyshimit të bazuar të involvimit të qarqeve të larta në Policinë e Kosovës, në Prokurorinë Speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës kërkojmë që:
1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e vecuar nga rasti i Astrit Deharit.
2. Shkarkimi i të gjithë personave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast të involvuar
3. Shkarkimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetenvtë në hierarkinë shtetërore kur ka ngjarë rasti i Astrit Dehari
Sa për informim edhe të zotit Haradinaj edhe të gjithë të tjerëve sot Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar vendimin për lejimin e të gjitha veprimeve hetimore për rastin e Astrit Deharit pa u kufizuar në asnjë mënyrë. Kjo është edhe kërkesa kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...