Mungesa e transparencës për diskutimet publike është̈ përjashtim i qytetarëve.
Kështu thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Prishtinë, e cila mbështetë̈ thirrjen dhe kërkesën e organizatës jo-qeveritare “Qytetarët Aktiv” për publikimin e dokumenteve dhe të gjitha informacioneve që lidhen me diskutimet publike të paralajmëruara nga Komuna e Prishtinës me datë 16.12.2020 dhe 17.12.2020, në lidhje me planifikimin hapësinor të qytetit.
Sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr. 04/L-174, dhe udhëzimeve të tjera administrative që dalin nga ky ligj, Komuna e Prishtinës është̈ e obliguar të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në secilën fazë dhe në gjithë procesin e planifikimit për “përpilim të përbashkët të sfidave zhvillimore bazuar në konsensusin qytetarë, raporton arbresh.info
“Debatet publike me qytetarë duhet të mbahen sepse planifikimi urban i qytetit prekë jetën e secilit qytetarë të komunës e jo sa për sy e faqe. Njëkohësisht, tekstet informuese mbi procesin duhet të jenë transparente dhe të qasshme për secilin ashtu siç edhe obligon ligji. Mbajtja e takimeve dosido dhe pa ndonjë rregull, dokumentacion e publikim të tyre, ua pamundëson qytetarëve të jenë aktiv në vendimmarrje sa i përket politikave që kanë të bëjnë me planifikimin e qytetit dhe kjo është e papranueshme”, thuhet në reagimin e VV-së.
Prandaj, mbështesim thirrjen e organizatës joqeveritare që ka kërkuar qasje në dokumente publike dhe kërkojmë që ato të bëhen publike sa më parë. Qytetarët duhet të vihen në dijeni të asaj që është punuar deri tani, pasi çështja në fjalë ka të bëjë me diçka tejet të rëndësishme si planifikimi hapësinor i qytetit.
Përndryshe ky është një përjashtim i tyre që lë të nënkuptohet që po ndodhë për një arsye a interes tjetër kundër ligjor, kundër qytetarë, e kundër qytetit./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?