Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një konferencë për media lidhur me ashpërsimin e reduktimeve të energjisë elektrike dhe hapat që duhen bërë në këtë situatë, raporton arbresh.info.
Deputetja nga kjo lëvizje, Albulena Haxhiu gjatë kësaj konferencë ka thënë se gjatë gjashtë viteve pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë elektrike nuk janë ulur.
“ Gjatë gjashtë vjetëve pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë elektrike nuk janë ulur. Faturat e mospagimit iu janë shpërndarë çdo konsumatori edhe atyre që e paguajnë energjinë elektrike”, ka thënë Haxhiu.
Ajo po ashtu ka përmendur se komunat veriore ende nuk e paguajnë energjinë.
Sipas saj, situata me punëtorët është shqetësuese.
“ Situata lidhur me punëtorët është shqetësuese, ku 95 punëtorë janë larguar në vjeshtën e vitit 2015 dhe 75 në maj të 2016-ës. Punëtorët shantazhohen. Gjendja është e rëndë, përveç në Prishtinë qytetarët po ballafaqohen me mungesë në çdo qytet e fshat”, tha ajo.
Haxhiu shtoj se me gjithë problemet deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje për mungesën e energjisë elektrike.
“ Me gjithë problemet deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje për mungesën, faturat e fryra, largimin e punëtoreve dhe faturimin e energjisë së pjesës veriore te qytetarët shqiptarë. Prandaj na nesër do të dorëzojmë kërkesën për interpelancë për të marrë përgjigjeje për këto”, u shpreh Haxhiu.
Ndërsa përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha gjatë kësaj konferencë ka thënë se duhet rritet vigjilenca në të gjitha sistemet energjetike.
Po ashtu ai ka thënë se situata e krijuar nuk mund të arsyetohet me mosfunksionimin e pajisjeve.
“Çatia nuk ndreqet dimrit por verës. Ndaljet nuk mund të arsyetohet me funksionimin e pajisjeve. Ku keni qenë me herët që t’i rregulloni ato. Duhet të sigurohet furnizim cilësor me qymyrin më të mirë, që të funksionojnë blloqet”, tha Hoxha.
Ai shtoi se duhen të ngritën kontrolli preventiv i pajimeve. Kontraktimi i importit të bëhet në pajtim me nevojat.
Sipas tij, gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës në 20 vitet e fundit është Termocentrali, Kosova e Re.
“Sa më shpejt duhet që të fillojë dhe përfundojë strategjia zhvillimore e Kosovës. Duhet të fillohet të dizajnohet një termocentral sipas nevojave tona”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...