Në prag të përvjetorit të katër të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga LVV’ja kanë kërkuar drejtësi për rastin.
Përmes një video mesazhi nga Vetëvendosje kanë thënë se janë bërë një javë prej kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falur e ka lehtësuar dënimin e personave që ishin të dënuar për vepra të rënda penale.
“U bë një javë qëkur Presidenti fali, lehtësoi dënime të personave që ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Dy prej tyre dolën të jenë edhe dëshmitarë të rastit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari”, thuhet në reagim.
Në partinë Albin Kurtit kanë kërkuar që të bëhet publike arsyetimi i faljes dhe procesi, raporton Gazeta Express.
“Është e rëndësisë jetike të bëhet publike procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit në fjalë që mbase edhe do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Astritit. Drejtësia për Astritin është drejtësi për gjithë shoqërinë”, thuhet në këtë reagim.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...