Rrëshqitja e dheut në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë ka nxitur reagimin e Vetëvendosjes kundër kryetarit aktual të kësaj komune, Shpend Ahmeti, raporton arbresh.info.
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Ahmetit, me të cilin deri disa muaj më parë ishin pjesë e një partie.
Sipas partisë së Albin Kurtit, Komuna e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin u mundua që fajin ta hedhë te shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, gjë që u demantua nga KRU-Prishtina.
“Sot, vizituam vendin ku paradite për shkak të rrëshqitjeve të dheut është rrezikuar jeta e një numri të qytetarëve të kësaj pjese, dhe nxënësve të cilët vijojnë mësimin në shkollën Naim Frashëri. Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e punimeve që po zhvillohen në këtë objekt. Komuna e Prishtinës u mundua që fajin ta hedhë te shpërthimi i një gypi të ujësjellësit. Kjo u demantua nga KRU-Prishtina të cilët pas analizës së marrë nga tereni konstatuan se, po citoj, “ekzekutimi I punëve në gropën ndërtimore të objektit poshtë rrugicës, është bërë në mënyrë joprofesionale, jashtë standardeve për ndërtim dhe mbrojtje të gropës ndërtimore”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Ky sipas VV-së, nuk është rasti i parë që po ndodh diçka e tillë. Para disa javësh në po të njëjtën lagje kemi pasur një rast të ngjashëm dhe po ashtu për raste të tilla po raportohet edhe nga lagjet tjera.
Lëvizja Vetëvendosje përmes reagimeve edhe në asamblenë komunale edhe me aktivitete të vazhdueshme kemi ngritur shqetësimin për degradimin e qeverisjes komunale në fushën e ndërtimeve, si për mënyrën si po lëshohen lejet ashtu edhe si po tolerohen ndërtimet pa leje.
Para disa ditësh vetë kryetari i Komunës së Prishtinës deklaroi që nuk mund t’i ndalë ndërtimet e egra, sepse ose e vrasin ose e fusin në burg, e ndërkohë në Prishtinë po vazhdojnë ndërtimet pa leje, e nuk po mbikëqyren ato me leje.
Përderisa rastet e fundit ku është rrezikuar jeta e qytetarëve nga ndërtimet kanë të bëjnë kryesisht me rrëshqitje të dheut, kjo lë hapësirë për dyshim që gjithë ndërtimet po zhvillohen jashtë standardeve dhe duke mos i respektuar lejet e dhëna, duke u bërë rrezik i vazhdueshëm për qytetarët./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?