Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një konferencë për media lidhje me shenjtërimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe qëndrimin e kësaj partie raporton arbresh.info.
Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të nisë diskutimet me Malin e Zi dhe për t’i korrigjuar gabimet që kanë ndodhur.
Deputetja e lëvizjes Vetëvendosjes, Arbëri Nagavci ka thënë se Komisioni për Demarkacion me Malin e Zi dhe në Shpejtim Bulliqi kanë treguar gabimet që janë bërë nga ish komisioni i kaluar, raporton arbresh.info.
“Ish-komisioni ka bërë shkelje të së Drejtës ndërkombëtare, si rezultat i gjithë këtyre të gjeturave në ish punën e komisionit, komisioni ka treguar se vijat kufitare mes dy shteteve nuk është në përputhje në vijën administrative. Pas këtyre gjetjeve zyrtare, marrëveshja e pretenduar për shënjimin e vijës kufitare nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend. Marrëveshja për kufirin shtetëror e nënshkruar në Vienë, personat dhe nënshkruesit e asaj marrëveshje do të duhet të ishin para një procesi gjyqësor për shkak të cenimit të vijës territoriale të Kosovës”, ka thënë Nagavaci.
Ajo ka shtuar se i bënë thirrje Kryesisë së Kuvendit të mos përfshihen me teje në këtë rast flagrant.
“ I bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant. E përsërisim se jemi për shënjimin e vijëz kufitare por nuk jemi për ta cenuar asnjë centimetër territorit tonë. Qeveria duhet të nisë bisedimet me Malin e Zi për të korrigjuar atë çfarë ka ndodhur”, u shpreh Nagavci./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1681186088613143/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...