Të enjten, më 21 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Fillimisht, në orën 10:00, pritet të trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara, për të vijuar më pas me seancën e re.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje, raporte vjetore, vendime dhe të zhvillojë një debat parlamentar.
Kështu, në lexim të dytë do të shqyrtohen Projektligji për produktet biocide dhe ai për ushqimin. Nga raportet e institucioneve të pavarura për vitin 2021, do të shqyrtohet ai i Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe raporti i Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe atij për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.
Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, do të jetë pikë e radhës, për të vijuar me debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.
Në këtë seancë Kuvendi do të shqyrtojë edhe mocionin përmbajtësor të GP të Vetëvendosjes për adresimin e rezolutës për ndërmarrjen e masave nga ana e qeverisë për ballafaqimin me rritjen e çmimeve.
Kryesia, në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fusheveprimtaria e Kuvendit./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...