Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë nga viti 2006-2022.
Ky vendim i Grupi Parlamentar të VV-së, erdhi pas kërkesës së opozitës në Kuvend, shkruan arbresh.info.
Njoftimi për inicimin e themelimit të këtij komisioni u bë nga vetë VV përmes një njoftimi për media.
Por, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes në këtë inicim kërkon që hetimi në fushëveprimin e këtij komisioni të nis nga viti 2006 deri në vitin 2022.
“Grupi Parlamentar i LV, duke parë që demokracia në Kuvend është vënë në pikëpyetje nga opozita, dhe gjithashtu duke qenë në shërbim të opinionit dhe qytetarëve për zbardhjen e të vërtetës sa i përket vendimmarrjes në sektorin e energjisë, ka vendosur të procedojë kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë me të gjitha kërkesat që opozita tashmë i ka parashkruar, por duke e zgjeruar fushëveprimin e këtij komisioni nga 2006 deri më 2022”, thuhet në njoftim.
VV vlerëson se kthimi i vlerësimit të vendimmarrjes në sektorin e energjisë nga viti 2006, është i rëndësishëm, pasi në atë kohë Kosova ende pa e shpallur pavarësinë e saj është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
“ Kthimi në 2006 për vlerësimin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë është i rëndësishëm për shkak se në atë kohë Kosova ende pa e shpallur pavarësinë e saj është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në atë vit një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë. Projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga Traktati”, thuhet në njoftimin e VV-së./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
LV inicon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë nga viti 2006-2022
Grupi Parlamentar i LV, duke parë që demokracia në Kuvend është vënë në pikëpyetje nga opozita, dhe gjithashtu duke qenë në shërbim të opinionit dhe qytetarëve për zbardhjen e të vërtetës sa i përket vendimmarrjes në sektorin e energjisë, ka vendosur të procedojë kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë me të gjitha kërkesat që opozita tashmë i ka parashkruar por duke e zgjeruar fushëveprimin e këtij komisioni nga 2006 deri më 2022.
Kthimi në 2006 për vlerësimin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë është i rëndësishëm për shkak se në atë kohë Kosova ende pa e shpallur pavarësinë e saj është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në atë vit një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë. Projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga Traktati.
Për rikujtim të publikut, ligji për hetim parlamentar ka hyrë në fuqi në korrik 2010, atëherë kur LDK dhe PDK bashkëqeverisnin. Të njëjtat rregulla prej atëherë e deri tek komisionet më të fundit hetimore kanë qenë në fuqi – as propozuesit as koalicioni qeverisës nuk e drejtojnë komisionin hetimor. Këto janë rregullat që këta vet i kanë propozuar dhe ideuar. Pavarësisht kësaj, sikur mos të dinin se çfarë kanë bërë këta vet me vendimet e veta sollën një kërkesë të nënshkruar nga të gjithë duke u vetbllokuar e duke mos e themeluar dot komisionin hetimor.
Kështu që edhe në këtë drejtim PDK LDK AAK nga një panik i paprecedentë paraqitën një kërkesë po ashtu të paqëndrueshme dhe me thënë të drejtën edhe të palogjikshme. Opozita së bashku me listën serbe dhe një deputet të pavarur nga minoritetet u vetbllokuan në një rrugë qorre (pa krye).
Në dritën e kësaj situate, ne morëm nismën që ta ndihmojnë opozitën për të dalë nga kurthi ku ka rënë me këmbët e veta e s’po di si të dalë prej andej duke e dorëzuar sot kërkesën për komision hetimor parlamentar me shtrirje nga viti 2006 deri aktualisht dhe me zgjerimin e objektit për hetim.
Shumëçka nga ajo kohë nuk ka arritur të jetësohet. Andaj, rrethanat e trashëguara nga sektori i energjisë duhen hetuar nga vitit 2006.
Opozita do ta kryesojë këtë komision hetimor parlamentar.
Përveç kërkesave të opozitës, komisioni do t’i trajtojë edhe këto kërkesa.
– Investimet kapitale në ndërmarrjen publike KEK sh.a., (2006-20222).
– Investimet kapitale në distribucionin e energjisë elektrike pas privatizimit dhe burimet nga ku u bënë ato investime (vlera e investimeve të parapara me kontratën e privatizimit ishte 300 milionë euro).
– Pagesa e mbi 17 milionë euro nga KEK për KEDS në emër të ‘korrigjimit’ të tarifave të vitit paraprak në vitin e parë pas privatizimit të distribucionit.
– Veprimet e ZRrE dhe njësisë mbikëqyrëse e privatizimit të KEDS rreth mbikëqyrjes së realizimit të investimeve dhe raportet mbi mbikëqyrjen.
– Mbi numrin e të punësuarve në KEK, procesi i rekrutimit lidhur me to dhe shqyrtimin i mbajtjes së konkurseve të punësimit të shpallura në ndërmarrjen publike KEK-u nga viti 2006 deri në Prill 2022.
– Kontratat e lidhura për blerje të Energjisë elektrike që nga viti 2006–2022 dhe procedurat e ndjekura gjatë këtyre blerjeve?
– Shqyrtimi i rrethanave që rezultuan me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Shtator 2014 dhe rritja tjetër në Prill 2015.
– Shqyrtimi i vendimeve që rezultuan me heqjen e bllok tarifës në vitin 2017.
– Licencat e BRRE-ve, kriteret për dhënien e tyre dhe vendimmarrja për licencat e kapaciteteve gjeneruese nga burimet e ripërtërishme me tarifa nxitëse.
– Shqyrtimi i rrethanave dhe vendimmarrjes së institucioneve përgjegjëse që vendosën “humbjet komerciale” (vjedhjet, rryma e papaguar në katër komunat me shumicë serbe të Kosovës) t’ju faturohen (shpërndahen në fatura) secilit konsumatorë të kyçur në sistem.
– Baza ligjore e rregullativës së ZRrE-s për përfshirjen e humbjeve komerciale (vjedhjeve) në tarifa të energjisë elektrike.
– Shqyrtimi i vendimeve të ZRRE-së që sollën deri tek autorizimi i KOSTT për mbulimin e devijimeve.
– Shqyrtimi i vendimmarrjes që solli deri tek bllokimi i investimeve në njësitë e TC Kosova A në vitin 2015, rasti me projektin Bilfinger.
– Vendimet Qeveritare për shpalljen zone me interes të veçantë për hapësirat në mihjet sipërfaqësore në komunën e Obiliqit.
– Vlerësimi i procesit të shpronësimit të pronave rreth mihjes sipërfaqësore në Hade, Shipitullë përfshirë rritjen e vlerave të shpronësimit nga 4 milionë Euro në 28 milionë Euro (referuar vlerësimeve paraprake).
Click here to leave mailing list
Intervenim emergjent në një transformator, një pjesë e insti...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...