Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një aktivitet simbolik lidhur me premtimet e qeverisë Haradinaj, raporton arbresh.info.
Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje , Arta Berisha ka thënë se 1 prilli është bërë të ditë e për kujtuesë të rrenave të qeveritarëve tanë.
“Sot në Kosovë një prilli është bërë ditë për kujtuese së rrenave të qeveritarëve tanë. Në këtë ditë të rrenave ne kujtojmë të vërtetat e qeverisë Haradinaj. Qeveritarët na kishin thënë se do të siguronin 80 mijë vende pune vetëm në vitin e parë, teksa në anën tjetër jo që vende të reja pune dhe përballemi me ikje masive te të rinjve nga Kosova nga mungesa e perspektivës”, tha Berisha, raporton arbresh.info.
Sipas saj, kishte premtuar zvogëlim të administratës por një gjë e tillë nuk u përmend më , madje e vetmja gjë që bëri kjo qeveri ishte shifra enorme e zëvendësministrave prej 82 sosh.
Po ashtu ajo ia kujtoi kryeministrin liberalizimin e vizave dhe humbjen e 8200 hektarë tokë përmes Demarkacionit.
“Ramush Haradinaj u zotua se brenda tre muajve qytetarët të Kosovës do të lëvizim pa viza, përveç se kjo nuk ndodhi ne humbëm 8200 hektarë tokë përmes Demarkacionit duke i kështu gënjyer qytetarët me liberalizim të vizash”, tha ajo.
Berisha kujtoj edhe premtimin që Haradinaj e kishte dhënë për Formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Kryeministri Haradninaj nuk u ndal asnjëherë me premtime ndërkohë asnjëherë nuk filloj me realizimin e tyre, ai premtoj po ashtu Formimin e Ushtrisë të Kosovës për shkak të shumë gënjeshtrave të kësaj çështje as që i erdhi koha në diskutim. Qeveria aktuale nuk ka marr asnjë iniciativë në këtë drejtim”, u shpreh ajo.
Dhe në fund aktivistja përmendi rritjen e rrogave.
“Sigurisht që edhe rritja e rrogave për 30 për qind edhe e pensioneve për 25 për qind edhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simboliken e 1 prilli”, tha Berisha.
“Urime dita e juaj kryeministër!”, tha Arta Berisha./arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1742867459111672/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje