Google ADS

Vetëvendosje ia ndalon hyrjen në NPB njeriut të Shpend Ahmetit

10:49 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Kanë vazhduar përplasjet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), të Shpend Ahmetit për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, i është ndaluar hyrja në këtë ndërmarrje.

Këtë lajm e ka bërë publik Drejtori i Pronës dhe anëtar i komisionit të aksionarëve të NPB, Dren Kukaj, i cili nga Vetëvendosje, kaloi në partinë që tani udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot, ushtruesit te detyrës se Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja ne Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktiviste te punësuar te VV-se ne ketë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut (Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto per ndarjen e lokaleve). Çuditërisht atyre ne ndihme i erdhi edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Kukaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme