Vetëvendosje thotë se Baton Haxhiu gënjeu kur tha se Albin Kurti ka pasur takime të gjata me Hashim Thaçin.
Në një përgjigje nga Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun ‘që ta nxjerrë prej situatës’.
Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, i cili pak më parë tha se lideri i VV’së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaçi dhe kanë folur gjatë.
Zyra për media e VV’së thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaçi, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.
“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV’së.
Kurti e Thaçi janë takuar për katër minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thaçit, e ky i fundit po i shkruan për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. VV këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.
Haxhiu tha sot në televizionin e tij se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.
Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete, transmeton Gazeta Express.
“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.
“Ata e dinë se çka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.
Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.
Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...