Zyrtari për marrëdhënie me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, i cili takimin e kryetarit të VV-së me përfaqësues të sindikatave e quajti “përpjekje për ta blerë paqen”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Tahiri nuk mund ta konceptojë një kryeministër i cili ulët dhe dëgjon mbi 40 përfaqësues të sindikatave të cilët tregojnë vështirësitë e punëtorëve për shkak të politikave neoliberale të cilat i ka zbatuar PDK-ja.
“Abelard Tahiri paska gjetur pak kohë nga angazhimi i tij për të caktuar noterë në mënyrë të jashtëligjshme, për ta komentuar takimin e djeshëm me sindikatat, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç shihet, ai nuk arrin ta konceptojë një kryeministër i cili ulet dhe për më shumë se 2 orë dëgjon mbi 40 përfaqësues të sindikatave qendrore, të cilët ia tregojnë vështirësitë në të cilat gjenden punëtorët që përfaqësojnë, për shkak të politikave neoliberale e praktikave jo ligjore të cilat i ka zbatuar pikërisht PDK-ja e Abelardit”, ka thënë ai.
Ai thotë se kushtet e vështira të punëtorëve janë krijuar pikërisht nga PDK-ja, e që sipas tij, Tahiri duhet t’i rikthehet historisë së PDK-së para se t’i jap dikujt mësim se çfarë janë sindikatat.
“Mbi 76,000 të papunë nga privatizimi, punëtorë pa kontrata, punëtorë më kontrata afatshkurta, punëtorë me kontrata të rregullta, por pa orare të rregullta, punëtorë pa mbrojtje në punë, punëtorë pa të drejta të organizimit, e punëtorët që rrezikohen në secilën minutë të ditës së tyre të stërzgjatur të punës. Ky është realiteti i ndërtuar nga PDK përgjatë dekadës së shkuar e cila përfundoi me 6 tetor. Pra, para se Abelardi t’i jap dikujt mësim se çfarë janë sindikatat e cilat të drejta të punëtorëve janë legjitime, duhet t’i kthehet historisë së partisë së tij”, ka thënë ai.
Por, sipas Ahmetit, deklarimet e tij kanë edhe anën pozitive “ato ia marrin sado pak kohën e cila i ka mbetur si ministër në largim, e të cilën po e keqpërdor me aq zell”.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...