Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes i është përgjigjur kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në letrën që ky i fundit ia adresoi ish parterëve të tij në opozitë, e që bashkë, deputetët e të dyja partive kishin hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në “Interaktiv” të KTV-së, numri dy i Vetëvendosjes ka thënë se “në vend se Haradinaj të shkruajë letra për ne në Facebook, do të ishte mirë të merrej me zëvendësministrat e tij, që janë 64, e që shpërdorojnë paranë publike”.
“Në vend se të merrej me ne, ai do të duhej të merrej me punët e këtyre zëvendësministrave. Ai duhet të fillojë për punët që duhet të kryejnë këta. Por imagjinoni, Kina me mbi 1 miliardë banorë ka 21 ministra, e Kosova me 1.8 milionë banorë ka 22 ministra e 64 zëvendësministra. E këta secili e kanë nga një sekretar/eshë, nga një shofer, nga një truprojë, nga një drekë e darkë”, ka thënë Sejdiu, përcjell Koha.net.
“Mendoj se është një punë e kotë, dhe në shpërputhje edhe me atë se çfarë ai kishte thënë më herët, para se të ishte në pushtet – kur kishte thënë diçka kësisoj ‘populli do të duhej të arrestojë Isa Mustafën. Por si duket ky ndryshim në qasje vjen nga pozita e pushtetit”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu, ka thënë Haradinaj, në vend se të shkruajë këso letrash duhet të punojë që gjyqësori të çkapet.
“Të ndihmojë gjyqësorin me politika të mira. Ai mund ta zgjidhë çkapjen e gjyqësorit dhe sistemit prokurorial. Duhet të kujdeset që ministri i tij i Brendshëm të ndryshojë qasjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Sejdiu.
Kreu i ekzekutivit, ish bashkëpunëtori i Vetëvendosjes në opozitë kur hidhej gazi lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar me disa fjalë Kryesisë së Vetëvendosjes.
Sipas tij kundërshtimet politike mbesin legjitime, derisa kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, sipas tij, dalin në terren tjetër, me presedanë të rrezikshëm për vendin.
Ka thënë se edhe kur kanë qenë të bashkuar në opozitë edhe tash ai mbetet ithtarë i respektimit të gjyqësorit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...