Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u shqyrtua kërkesa e 12 deputetëve për grup të ri parlamentar ka folur deputetja Albulena Haxhiu, raporton arbresh.info
Sipas Haxhiut, Aida Dërgutit që është nënkryetare e Kuvendit i është kërkuar që të dorëhiqet nga kjo pozitë, në të kundërtën do të fillojnë procedurat për shkarkimin e saj.
“Më shumë diskutuan për zhvillimet e sotme për filmin e një grupi të ri parlamentar me 12 deputetët që kanë dal nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur.
Tutje ajo ka thënë se “Në emër të grupit parlamentar kërkova që Aida Dërguti të dorëhiqet nga anëtarësia e kryesisë së Vetëvendosjes, ose ne nesër do të fillojmë procedurat për të kërkuar shkarkimin e saj nga ana e kuvendit”.
Për deputeten që është rreshtuar krah Albin Kurtit është e pakuptimtë që të marrësh vota nën listën e një subjekti politik e më pas të heqësh dorë. Ajo ka goditur deputetët e larguar duke thënë se po të kishte njerëz me moral ata do të ishin pjesë e VV-së.
“Sigurisht që ne do të donim që të ishim 32 deputetë. Personalisht mendoj se është e pakuptimtë se si i merr votat nën ombrellën e një subjekti politik e ndërkohe heq dorë nga ai grup parlamentar. Nëse përnjëmend do të kishte njerëz që kanë moral ne politikë do të ishin pjesë e Vetëvendosjes”, ka deklaruar ajo./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?