Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahemti me çdo kushte po tenton të “kapë” Ndërmarrjet Publike.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i është drejtuar Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë, lidhur më një veprim të njerëzve të Shpend Ahmetit që bënë në Ndërmarrjen “Prishtina Parking”
Emani i cili është njëri prej tre aksionarëve të “Prishtina Parking” mendon se dy koleget e tij aksionarë nuk u konsultuan më të dhe kur vendosen të zgjasin edhe për 10 ditë konkursin për 4 Anëtar të Bordit për këtë Ndërmarrje. Madje, konkursi u zgjatë pa mbajtur mbledhje Komisioni i Aksionarëve. Veprimi si i tillë ka qenë i kundërligjshëm, sipas asamblistit të VV-së.
Sipas Rrahmanit, vendimi u morë nga dy kolegët e tij, drejtori i menaxhimit të kontratave dhe investimeve kapitale që vjen nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti dhe asamblisti tjetër i krahut të Shpend Ahmetit, Drilon Pireva.
Para pakë ditësh, Lëvizja Vetëvendosje e kishte denoncuar edhe një rast të ngjashëm në MZHE për konkursin e antarëve të Bordit në Ndërmarrje Publike Banesore. Ku kjo ministri gjeti shkelje dhe konkursi u anulua.
Më poshtë mund të shihni postimin e Eman Rrhamanit së bashku me kërkesën për interpretim ligjorë drejtuar MZHE-së:
Tentimi për kapje të ndërmarrjeve publike në Komunën e Prishtinës
Sot, kam bërë tri ankesa në lidhje me vazhdimin e kunderligjshëm të konkursit për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Prishtina Parking nga ana e Gëzim Mehmeti-it, aksioner në Prishtina Parking dhe drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.
Kryetarit të komunës z. Shpend A. Ahmeti dhe Kryesuesit të Kuvendit Komunal z. Agim Kuleta si dy organe që kanë emëruar Aksionerët, të kërkojnë kthimin e ligjshmërisë në funksionim të Komisionit të Aksionerëve.
Po ashtu Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike Komunale në Ministrin e Zhvillimit Ekonomik kërkojmë që në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare që në afatin minimal të interpretoni ligjshmërinë e vazhdimit të konkursit. Respektivisht të anuloni si të pavlefshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Nga pretendimet e tona shihet se njoftimi i publikuar në emër aksionarëve për vazhdimin e konkursit edhe për dhjetë ditë shtesë, pa vendim të Komisionit të Aksionarëve, pa mbledhje zyrtare dhe për më tepër pa ndonjë komunikim formal, elektronik apo edhe komunikim përmes telefonit, e bënë tërësisht të paligjshëm. Për më tepër, në mungesë të një vendimi formal apo shkrese zyrtare të nënshkruar për zgjatjen e konkursit paraqet shqetësim për lehtësinë e ndërhyrjes së kundërligjshme në punën e Komisionit të Aksionarëve, përvetësim të paligjshëm të kompetencave
Marrë parasysh shkeljet procedurale, mospërfilljen e dispozitave të ligjit për ndërmarrjet Publike dhe veçmas të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, të gjitha veprimet e ndërmarra në emër të Komisionit të Aksionarëve, por pa autorizimin e tij, janë veprime pa kurrfarë efekti juridik.
I vetmi vendim i ligjshëm për këtë çështje është vendimi i marrë nga aksionarët më datë 23.04.2018 dhe për rrjedhojë periudha e përcaktuar me këtë vendim për konkursin për drejtorë të bordit është afati i ligjshëm.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...