Janë bërë dy javë që kur Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë për terrorizëm katër aktivistët e Vetëvendosjes, duke i dënuar gjithsej 21 vjet e gjashtë muaj burgim, raporton arbresh.info.
Trupi gjykues shpalli fajtorë të katër aktivistët, Frashër Krasniqin, Egzon Halitin, Atdhe Arifin dhe Adea Batushën për gjuajtjen me granatë të objektit të Kuvendit të Kosovës, mesnatën e 4 gushtit 2016.
E këtë vendim të gjykatës Themelore, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi fuqishëm duke e quajtur vendim politik.
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri kishte thënë se do të kundërshtojnë në çdo formë demokratike këtë vendim madje duke mos lërë anash as protestat.
“Sigurisht që do ta kundërshtojmë atë edhe në forma tjera demokratike. E kemi një betejë jashtëzakonisht të rëndësishme politike për të cilën jemi duke u përgatitur dhe të punojmë intenzivisht” ka thënë ai në një konferencë për media.
Por deri me tani kjo parti nuk ka paralajmëruara asnjë protestë për këtë rast.
I pyetur nga portali arbresh.info, zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë se ende nuk është diskutuar për ndonjë protestë eventuale.
“Nëse ka diçka njoftojmë publikisht. Nuk ka asnjë vendim konkret njëherë”, tha ai.
Deputeti Frashër Krasniqi është dënuar më së shumti me 8 vjet burgim. Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim. Egzon Haliti me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?