Google ADS

Vetëvendosje hap shkollën politike për aktivistët

11:34 | 6 Tetor 2022
K.B

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë edhe një angazhim tjetër para vetes.

Vetëvendosje ka vendosur që t’u mësojë gjëra të reja aktivistëve.

Vetëvendosje ka hapur shkollën politike për edukimin e aktivistëve.

E kjo shkollë është hapur pak ditë pasi kryeministri Albin Kurti, deklaroi se aktivistët nuk po mësojnë edhe aq në shtëpi.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e LV-së në Facebook, kjo shkollë do të zgjasë një vit dhe do të përmbajë pesë lëndë të ndryshme.

“Ky nivel i shkollës do zgjasë deri në verën e vitit që vjen dhe do përmbajë pesë lëndë të ndryshme. Aktivistet e aktivistët nga qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe nga diaspora do kenë rastin të ndjekin ligjërata dhe të marrin pjesë në diskutime bashkë me ligjërues të shumtë që vijnë nga fusha e profesione të ndryshme.”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme