Klan Kosova mohon kategorikisht pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Frashër Krasniqi nuk e dinte se në debat përballë vetes do ta kishte Milaim Zekën, gjë që mund të vërtetohet përmes vet fjalëve të Krasniqit
Lëvizja Vetëvendosje nuk e tha të vërtetën kur në një reagim në llogarinë në Facebook shkroi se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, nuk ishte i informuar kë do ta kishte përballë në Zonën Lokale të Klan Kosovës.
Klan Kosova me bindje të plotë si me me argumenta konfirmon se edhe Krasniqi edhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në dijeni të plotë se përballë tij do të ishte deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka.
Përveç faktit se të gjithë moderatorët e Klan Kosovës e kanë obligim që t’i njoftojnë të ftuarit për ata me të cilët do të debatojnë, gjatë emisionit mund të dëgjohet vet deputeti Krasniqi tek i drejtohet kolegut të tij deputet, Milaim Zeka, me fjalët: “Po të kallxoj sinqerisht, arsyeja pse kam pranu me ardhë sot në debat, është veç me ti thanë do sene ty, për shkak se e ke degradu komplet institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Ndaj, Klan Kosova kërkon që të mos manipulohet me faktet dhe të vërtetën, si dhe të mos vihet në pikëpyetje niveli profesional i punës së institucionit për hir të agjendave që mund të kenë individë apo subjekte të caktuara politike.
Më poshtë gjeni videon, që tregon qartë se Frashër Krasniqi ishte i vetëdijshëm se do të debatonte me Milaim Zekën, dhe njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që manipulon faktet dhe të vërtetën.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...