Spitalet rajonale po përballen me fluks të madh të pacientëve në nevojë për oksigjen.
Kjo për shkak të rritjes së dukshme të lakores së rasteve pozitive me Covid-19, shkruan portali arbresh.info
E lidhur me mungesën e oksigjenit, ka reaguar ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka thënë se institucionet shëndetësore sigrojnë oksigjen të mjaftueshëm dhe do të ketë shtim të kapaciteteve edhe afërsisht për 20 mijë litra.
Lëvizja Vetëvendosje pikërisht për këtë e ka ftuar në interpelancë në Kuvend ministrin Zemaj.
Sipas tyre janë kompani të palicencuara ato që janë kontraktuar për furnizim.
“Interpelancë me z. Zemaj për oksigjenin nga kompani të palicencuara
“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës.
“Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga deputeti Fitim Uka”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Në Kosovë të infektuar me Covid-19 janë më shumë se 43 mijë persona./arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku