Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.
Ne reagim thuhet se ky veprim është i orkestruar nga drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës.
Por, përmbaruesi, Ilir Mulhaxha i cili është caktuar ta ndihmoj z-mobile për këtë rast është vëllai i nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Arbresh.info ka provuar të kontaktoj me përmbaruesin Mulhaxha por nga zyra e tij kanë thënë se është në një takim.
“Sapo ka hyrë në një takim, nuk e di kur do të përfundoj”, kanë thënë nga zyra e përmbaruesit, Ilir Mulhaxha.
Arbresh.info gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht për bllokim e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur një burim i arbresh.info brenda ndërmarrjes publike.
“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, ka thënë ky burim.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrje teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.
“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor