Partia Socialdemokrate ka reaguar pas mos ndriçimin e objektit të Qeverisë së Kosovës me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTQI.
Në reagimin e PSD-së thuhet se VV madje nuk doli në Parandën e Krenarisë që u mbajt sivjet, shkruan arbresh.info.
Sipas PSD-së, Vetëvendosje nuk është as e majtë, as progresive e as liberale, është parti që kap çka të mundet vetëm e vetëm për vota e asnjëherë për parime.
Më poshtë gjeni të plotë reagimin.
Për gjashtë vite më rradhë, dritat me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTQI janë ndriçuar nga objekti i qeverisë si shenjë solidariteti ndaj padrejtësive që i ndodh këtij komunitetit në baza ditore e në mënyrë sistematike e kulturore.
Sot, pas 6 viteve qeveri plotësisht të djathta, Vetevendosje, një parti e supozuar si e majtë e progresive, dhe Kurti si udhëheqës i saj nuk po projekton flamurin e komunitetit LGBTQI mbi objektin e qeverisë. Bile, as nuk dolën në Paradën e Krenarisë që u mbajt sivjet. Përgjatë tërë kohës në krye të qeverisë, Kurti ka ikur nga tema të cilat nuk i përkthehen në vota. Si rrjedhojë, oportunizmi politik çdo herë rëndon më tepër në kurrizin e grupeve dhe komuniteteve të margjinalizuara.
Një gjë e tillë ka vetëm një kuptim. Vetëvendosje nuk është as e majtë, as progresive e as liberale. Është parti që kap çka të mundet vetëm e vetëm për vota e asnjëherë për parime. Për t’i mbajtur anëtarët e saj homofobë nën ombrellën e vet, domethënë për hatër të tyre, Vetëvendosje e Kurti e hudhin poshtë një traditë që kishte nisur prej qeverive që as nuk pritej ta zbatonin.
Komuniteti LGBTQI+ nuk mund të mohohen dhe as përdhosen. Ky komunitet është pjesë e esenciale e shoqërisë tonë dhe si e tillë ka të drejtë dhe na detyron të gjithëve, duke përfshirë qeverinë në detyrë, që t’i trajtojmë me dinjitet dhe kërkesat e tyre, qofshin edhe ato simbolike si shpërfaqja e flamurit në objektin e qeverisë, t’i plotësojmë pa kushte në mënyrë që të kontribuojmë në emancipimin e shoqërisë dhe të luftojmë homofobinë e paragjykimet e tmerrshme të cilat i mvishen këtij komuniteti./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë