Përkundër që shumica e partive politike tashmë i kanë zyrtarizuar disa nga kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale , Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve nacionale dhe si një favorit i atyre lokale, akoma nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Kjo parti ende se ka filluar këtë proces bënë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka për arbresh.info.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Pra, nuk ka iniciuar ndonjë shpallje të kandidatit para kësaj faze. Përzgjedhja e kandidatëve është̈ e rregulluar me statutin e LV-së dhe në bazë të tij, përbrenda afateve, në secilën qendër kandidatët janë̈ të lirë të kandidojnë për t’u votuar pastaj në këshillat e qendrave ku kandidojnë. Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithnjë̈ përmes komunikimit publik njofton anëtarësinë̈ e saj për hapjen e këtyre afateve për aplikim”, tha ai.
Ndërsa, gazetari Zekrija Shabani thotë se vonesa në prezantimin e kandidatëve nga Vetëvendosje mund të jetë më shumë për efekt marketingu.
Ai për arbresh.info, thotë se kandidatët potencial për kryetar të komunave nga kjo parti mund të jenë deputetët që kanë marrë më së shumit vota nga komunat prej nga vijnë.
“Sa i përket Vetëvendosjes ende nuk është parë ndonjë sinjal se kush do të jenë kandidatët përfundimtarë për kryetarë të komunave. Megjithatë dihet tashmë se shumica e atyre deputetëve që kanë fituar vota më shumë në komunat nga vijnë do të jenë kandidat potencial të kësaj partie. Megjithatë Vetëvendosje duket se ka zgjedhur që e fundit të bëjë publike emrat, më shumë për efekt marketingu”, tha Zeka.
Për Fitim Salihun analist, vonesa në zyrtarizmin e kandidatëve lidhet me mosmarrëveshjet që janë brenda degëve të Vetëvendosjes.
“Besoj qe kjo ka të bëjë me mosmarrëveshjet brenda degëve të VV-së, disa prej të cilave kanë qenë edhe publike në këto ditët e fundit”, tha ai.
PDK, LDK, AAK e AKR, kanë filluar me prezantimin e kandidatëve të tyre për disa komuna.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Edhe pse presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur takime me partitë politike, ende nuk ka një datë të caktuar për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve./Florent Haxhnikaj /arbresh.info/
Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës s...
Vdes Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e...
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...