Ka eskaluar situata në QNR, ku rasportohet se një vëzhgues i Vetëvendosjes ka sulmuar fizikisht një nga NISMANjë përleshje fizike mes vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Sipas burimet brenda QNR’së, një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje është përleshur me një vëzhgues të Nisma Socaildemokrate.Po ashtu sipas tyre, QNR ka përjashtuar të dy vëzhguesit derisa t’i shikojë pamjet e kamerave se si ka ndodhur rasti.
Vëzhguesi i Nismës, Endrit Zabergja, ka thënë se është sulmuar nga vëzhguesi i VV’së pasi mbrojti një fletëvotim të rregullt e të cilin vëzhguesi i VV’së u mundua ta shpallë të pavlefshëm.
“Ai më ka shqelmuar tri herë nga mbrapa…më ka sharë dhe fyer…unë tani jam rrugës për në polici për ta paraqitur rastin”, ka thënë Zabergja. /EO
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%