Vetëvendosje e quan qesharake gjobën për Veselin dhe të tjerë

10:50 | 21 Prill 2017
arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje i quan qesharake gjobat për kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetarin Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci e Leonora Halimaj.

Këta të fundit janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shkodran Hoti, zëdhënës i Vetëvendosjes në një prononcim për Arbresh.info i quan qesharake gjobat për dëshmitarët.

Ata kanë munguar në seancat gjyqësore ndaj deputetëve që lëshuan gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

“Në njërën anë kemi urdhër arrest në anën tjetër kemi gjoba  qesharake për dëshmitarët që kanë munguar në seanca gjyqësore dhe përderisa nuk kemi përndjekje të strukturave paralele serbe, pjesëtarëve të tyre që vazhdimisht janë aktiv, kemi përndjekje të aktivistëve politikë dhe të deputetëve që kanë mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme