Google ADS

Vetëvendosje e LDK nuk diskutojnë për postin e Presidentit

16:20 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Në takimi e mbajtur sot LDK e VV nuk kanë diskutuar për postin e Presidentit.

Të paktën kështu ka thënë para mediave kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, raporton arbresh.info.

“Ne kishim një takim ku vlerësuam se kemi arritur qëndrimet dhe për harmonizim të programit.  Ne u dakorduam që pas certifikimit të rezultateve të takohemi e të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Nuk kemi biseduar sot për postin e Presidentit ndërsa me Listën Serbe do të takohet ai që do të dalë i pari si parti”, u shpreh Mustafa.

Kryetari i LDK’së u takua për rreth një orë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku u dakordua që të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme