Zgjim Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka thënë se Qeverisë së Kosovës, i ka humbur legjitimiteti.
Hyseni këto deklarime i dha në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se subjekti që ai përfaqëson ka kohë që është i gatshëm për zgjedhje pasi sipas tij asnjë premtim i bërë nga Qeveria aktuale nuk është realizuar.
”Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje tash e sa kohë”.
”Tashmë një kohë të gjatë, asnjë nga premtimet më të mëdha të Qeverisë nuk janë realizuar. Kjo Qeveri nuk ka legjimtimitet, kësaj qeverie i ka humbur legjitimiteti”.
”Përveç që nuk ka legjimtimitet tashmë mungon edhe legaliteti. Kjo Qeveri është shkelje e Gjykatës Kushtetuese”.
”A kalon apo nuk kalon Demarkacioni, ne nuk i varim shumë shpresat tek Lista Serbe. Ardhja e Listës Serbe është indikacion që janë rikthyer. Lista Serbe kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mos ketë asnjë efekt në përpilimin e Asociacionit”.
Zgjim Hyesni nga Vetëvendosje në Zona B të Klan Kosovës, shprehi po ashtu qëndrimin e tij dhe të Vetëvendosjes rreth çështjes së Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.
”Unë garantoj që qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka ndryshuar. Por cilat do të jenë format e kundërshtimit të Demarkacionit mbetet të shihen”.
”Ne jemi të bindur që me Demarkacion, Kosova humbet territor. Ata që duan të jenë në përfundim për këto argumente, këto argumente nuk janë vetëm të natyrës kadastrale”.
”Kufijtë e Kosovës thuhet në Kushtetutë se janë të trashëguar nga Jugosllaëa. Në vitin 1974 bën lakimin. Kushtetuta e ’74 nuk përcakton kufijtë, nëse nuk flet ajo mbetet e tillë e trashëguar”.
”Europa që ne e njohim është ajo e barazisë. Standardet e dyfishta nuk janë standarde. Në Kosovë ka nevojë të bëhet kritikë për mënyrën si diskutohet Bashkimi Europian këtu”.
”Nuk e di qëndrimin e partive opozitare, por ne jemi të gatshëm dhe do t’i ftojmë për bashkëpunim në kundërshtim të Demarkacionit, edhe AAK edhe NISMA-n”.
”Ne do ta kundërshtojmë Demarkacionin, do ta luftojmë miratimin e kësaj marrëveshje”.
”A do të ketë protesta, a do të ketë gaz, këtë nuk mund ta parashikoj. Kundërshtimi edhe përpjekjet për ta ndaluar votimin e Demarkacionit duhet të planifikohen. Secili i ka kufijtë edhe limitet e veta në atë se cka bëhet e cka jo”.
”Ne do të bëjmë takime me të gjithë ata që janë kundër koalicionit PDK-LDK. Rrëzimi i koalicionit PDK- LDK është kushti për të realizuar një projekt për Kosovë të ndërtuar”, u shpreh Hyseni në Zona B, njofton Klan Kosova.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...