Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme ku 30 qendra do të shkojnë në votime.
Kështu është bërë e ditur nga vetë ky subjekt politik përmes një njoftimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
“Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së nga 15 marsi, secili anëtar do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar. Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vet propozohen”, thuhet ë njoftim.
Të gjithë anëtarët e LVV-së do të kontaktohen për të marrë pjesë në zgjedhje.
LVV fton të gjithë anëtarët që të bashkohen në këtë proces zgjedhor.
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...