Google ADS

Vetëvendosje dorëzoi sot në polici kërkesën për inicim të hetimeve ndaj saj, reagon Komuna e Prishtinës

21:03 | 25 Mars 2022
L G

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas lajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosjes se ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike.

Komuna përmes një reagimi ka sqaruar se përmes media ve është njoftuar për këtë kërkesë, shkruan arbresh.info.

“Ju njoftojmë se, nga mediat kuptuam që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për siç thuhet në njoftim, një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike”.

Poashtu Komuna e Prishtinës deklaron se vendimi në fjalë për të cilin VV i është drejtuar organeve të hetuesisë, nuk ka të bëjë me qeverisjen e re lokale.

“Meqenëse, Vendimi në fjalë është marr pak para ardhjes së administrates së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit, dhe sa i përket organeve të hetuesisë, jemi të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë”, thuhet në reagim./arbresh.info/

LEXO EDHE

Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicim të hetimeve ndaj Komunës së Prishtinës – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme