Vetëvendosje do të çrrënjos barishtet e korrupsionit e krimit

20:00 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka reaguar ndaj komenteve të një zyrtari nga PDK-ja që ka thënë se duhet gjetur mënyra për të çrrënjosur farën e VV-së.

Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje ka mbjellur farë të dinjitetit e respektit, zhvillimit e progresit, dhe po e njëjta do të çrrënjos barishtet e korrupsionit e krimit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Një zyrtar i PDKsë paska thënë se duhet gjetur mënyrën me çrrënjos faren e Vetëvendosjes.

Po, Vetëvendosje ka mbjellur farë. Farë të dinjitetit e vetërespektit, farë të zhvillimit e progresit, farë te mirëqenies e barazisë, farë të Republikes. E kjo do ti çrrënjos barishtet e korrupcionit e krimit që po pengojnë shtetin tonë.

#11qershor #mezemër #vijaekuqe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme