Google ADS

Vetëvendosje do të bëjë ankesë në Supreme kundër vendimit të PZAP’së

16:40 | 26 Janar 2021
M. A.

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme