Google ADS

Vetëvendosje do ta thërras Dhurata Hoxhën në Interpelancë

15:02 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje është duke panifikuar që ta thërras në Interpelancë ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se Hoxha po refuzon që të marrë pjesë në Komisionin për Legjislacion për siç ka thënë, skandalet e turpshme që ndodhën kohëve të fundit.

“Ministrja e Drejtesise, Dhurata Hoxha, serish po refuzon te raportoje ne Komisionin per Legjislacion për skandalet e turpet që ndodhen kohes se fundit! Per vdekjet e te burgosurve ne qendrat korrektuese, 5 perbrenda nje kohe te shkurter, edhe per mosveprimin e saj per rrespektim te rezolutes se Kuvendit qe kerkon hetim te pavarur per vdekjen e dhunshme te Astritit, edhe per shpalljen vetevrasje te te ndjeres Dafina Zhubi, edhe per rastin Sopa etj etjMeqe e njejta po refuzon te dal para Komisionit per Legjislacion, ne, si grup parlamentar, jemi duke pergatitur INTERPELANCËN per te njejten!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme