Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se në Prishtinë dhe në Prizren të rinumërohen të gjitha votat, duke marrë për bazë disa prej ankesave të dërguara ne PZAP nga partitë tjera.
Dardan Sejdiu ka dërguar në emër të Vetëvendosjes ankesë për vendimin e PZAP’së dhe KQZ’së për të shkuar në rinumërim të gjithë kutitë e votimit në Prishtinë dhe Prizren.
Sipas kësaj partie, votat të në dyja komunat duhet të numërohen sa më shpejtë, ndërsa nuk pranojnë që votat në Prizren dhe Prishtinë të rinumërohen.
Vetëvendosje, që doli fituese në të dyja këto komuna, thotë se pret nga Gjykata Supreme të marrë vendim ashtu sic pohon Lëvizja, se PZAP nuk ka pasur arsye të kërkojë rinumërim të votave në Prizren e Prishtinë.
“Kërkojmë që të anulohet vendimi për rinumërimin e tërsishëm dhe kërkojmë që sa më shpejt të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe votave nga diaspora”, ka thënë Sejdiu.
Nga Supremja, Vetëvendosje presin të marrë vendim të drejtë, e sipas tyre, Lëvizja ka të drejtë, prandaj Sejdiu thotë se nuk pranon vendime të tjera.
“Nuk do të pranojmë asnjë rezultat që vije nga ky lloj manipulimi”, thotë Sejdiu.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...