Ndonëse Qeveria e cila ishte udhëhequr nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa e la peng për disa vite ligjin për kryeqytetin, ndryshe ka vepruar ajo e “Haradinajt”.
Kjo e fundit për më pak se 100 ditë ka miratuar projektligjin për Prishtinën, ku qëllimi i tij është rregullimi dhe funksionimi i kryeqytetit, sipas Kushtetutës së Kosovës.
Këtë ligj e kishte kërkuar tash e sa kohë Lëvizja Vetëvendosje nga radhët e opozitës por që nuk kishte marrë përgjigje nga Isa Mustafa.
I kontaktuari nga ‘Indeksonline’, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka treguar qëndrimin e tyre rreth këtij projektligji. Ai thotë se ende nuk e kanë shikuar draftin dhe sipas tij, nuk mund të flasin për përmbajtjen e tij.
“Ne e kemi kërkuar ligjin për kryeqytet, por nuk mund të tregojmë për përmbajtjen e këtij pasi që nuk e kemi lexuar draftin. Ligji për Prishtinë ka qenë i nevojshëm qysh moti dhe po ashtu ka qenë në kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Shpend Ahmeti. Sa i përket draftit unë nuk mund të flas sepse nuk e kam lexuar akoma. Kur ta lexojë, kur ta kemi këtë rast, ne do të japim mendimin tone”, ka thënë Selimi.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ky projektligj do ta ketë koston e vet buxhetore. Sipas tij, do të organizohet që mos të jetë një ngarkesë e papërballueshme për buxhetin e vendit tonë.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë