Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është kërcënuar përsëri mbrëmjen e kaluar.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, teksa shtoi se kësaj radhe kërcënimi ndaj Dardan Molliqajt erdhi nga Xhavit Qalaj, vëlla i Reshat Qalajt i cili është Drejtor i Operacioneve të Policisë, njofton Klan Kosova.
Siç dhe ka cituar deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, në kërcënimin e bërë ndaj Dardan Molliqajt është shkruar:
”Kam me t’faru me çka ki t’gjallë. Ki me i ra pishman që je gjallë. Këtë punë kam me e zgjedh sipas Kanunit”, thuhet t’i është thënë Molliqajt.
Sipas Haxhiut, këto kërcënime të vazhdueshme ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, po ndodhin për shkak të neglizhencës së autoriteteve të kapura nga pushtetit.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...