Flamur Shala, këshilltar i asamblesë komunal në Prishtinë ka reaguar për mospjesëmarrjen e Ekzekutivit të Prishtinës dhe anëtarëve të Vetëvendosjes në mbledhjen e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi në orën 10:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.
Sipas Shalës, në këtë mbledhje ishin të pranishëm 30 asambleistë opozitar por të cilët e patën të pamundur të zhvillojnë mbledhjen për shkak se u pengua puna me gjithë teknikën e mundshme në sallën e Kuvendit.
Këshilltari i LDK-së deklaroi se koncepti politik përjashtues i zyrave politike të VV është kundër demokracisë dhe kundër normave elementare të saj. Por sipas tij nuk ka koncept politik që ia heq nga përgjegjësia dështimet dhjetëra milionshe të këtij ekzekutivi, dështimet në të gjitha fushat e zhvillimit të kryeqytetit. Për këtë sjellje dhe veprim të kryetarit dhe kabinetit të tij me mospjesëmarrjen në mbledhje sipas Shalës tregon edhe njëherë se Komuna e Prishtinës, nuk ka “Zot shtëpie”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...