Vendimi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafës për ta votuar qeverinë Kurti pa u bërë pjesë e saj, as në ëndërr nuk ishte menduar nga opinioni e aq më pak nga VV-ja, kështu vlerëson njohësi i rrethanave politike Leon Duhanaj .
Sipas tij, Vetëvendosje po bën kinse po duan bashkëpunim, përderisa në anën tjetër bën luftë aktive mediatike kundër subjekteve bashkëpunuese, shkruan portali arbresh.info.
“LDK, doli me një ofertë e cila me gjasë as në ëndërr nuk ishte menduar nga opinioni e aq më pak VV. Problemet që i kemi që disa vite në skenën politike të Kosovës, në masë të madhe, janë produkt i LVV-së. Pse? Sepse me hyrjen e tyre në politikë aktive, kanë qenë promotor i mbjelljes së diskursit të mos durimit. Ata i bënë vijat e kuqe, pjesë të diskursit politik dhe, mosgatishmërinë për bashkëpunime politike e bënë normë. Shih edhe bashkëpunimet në opozitë, çdoherë kanë dalë të dështuara sepse LVV-ja e ndjekë agjenda paralele. Në njërën anë kinse po duam bashkëpunim, përderisa në anën tjetër bën luftë aktive mediatike kundër subjekteve bashkëpunuese”, tha ai.
Duhanaj vlerëson se, edhe përkundër faktit se VV ka takime të rregullta me LDK-në, nuk mendon se është për partneritet të sinqertë.
“Edhe përgjatë negociatave për koalicion parazgjedhor me LDK-në kishin agjendën paralele, në njërën anë kinse duam bashkëpunim, e përdorën ketë situatë për t’u promovuar dhe, në fund dolën me letër përmes mediave me qëllim të hedhjes së fajit tek LDK. Tani, kemi situatën e njëjtë VV, edhe përkundër faktit se ka takime të rregullta me LDK-në, vazhdimisht bën luftë mediatike kundër saj, me çka tregon që nuk është për partneritet të sinqertë. Video mesazhi i z. Kurti ishte në shërbim të qasjes së njëjtë”, thotë ai.
Sipas tij, Kurti, është i obliguar të veprojë ose ta bartë tërë përgjegjësinë për këtë katrahurë politike.
“Por, çfarë ndodhi tash? Kjo ofertë 5 pikëshe e vendosë barrën e përgjegjësisë 100% në vendin ku për mendimin tim edhe qëndron. Pra tek mandatari. Tani, z. Kurti, është i obliguar të veprojë ose ta bartë tërë përgjegjësinë për ketë katrahurë politike. Ai i ka të gjitha mundësitë me bashkëpunu me subjektet shqiptare për stabilitet politik. Për rend dhe ligj. Për shtet. Nëse e ka të sinqertë ketë çfarë e deklaron në vazhdimësi, duhet të lëviz nga qëndrimet e ngurta. Për ndryshe, nuk do duhet t’i shiteshin ma, frazat e kota dhe qytetarët do ta kuptonin me mirë qasjen e vërtetë të tij, e që për mendimin tim është shkatërrimi i shtetësisë së Kosovës. Për mendimin tim. Jo vetëm z. Kurti dhe VV, por edhe secila parti shqiptare, që krijon barriera kundrejt bashkëpunimit, duke vendosur standarde të vijave të kuqe, nuk e meriton votën qytetare”, ka thënë Kurti./A.Zeka/arbresh.info/
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...