Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është nisur së bashku me ekipin prej shtatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në vizitë zyrtare në Austri, ku arsyeja kryesore e kësaj vizite është lobimi për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhej se Konjufca dhe gjashtë deputetët e tjerë do ta shoqërojnë Veselin në këtë udhëtim, duke sqaruar arsyen e kësaj vizite.
Por anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka arsyetuar pjesëmarrjen e Konjufcës në këtë vizitë.
Ajo ka thënë se vizita në Austri nuk është delegacion i Veselit por delegacion i Kuvendit.Ka thënë se fakti që “Veseli është në krye të delegacionit është më pak fyese se sa ai është kryetar i Kuvendit”.
Më herët për Insajderin deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka konfirmuar se Konjufca do të merr pjesë në këtë udhëtim.
Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e saj të plotë:
Në fakt, ky nuk është turi lobues Veselit
Liberalizimi i vizave nuk bëhet me vizita. Ky proces bëhet me sundim të ligjit nga brenda, lufte kundër korrupsionit e zhvillim ekonomik.
Kjo vizite nuk është lobim por aktivitet në kuadër të diplomacisë parlamentare që Kuvendi e ka bërë gjithmonë dhe ku LV merr pjesë zakonisht.
Ky nuk është delegacion i Kadriut. Por delegacion i Kuvendit. Fakti që në krye të këtij delegacioni është Kadri Veseli është më pak fyes sesa fakti qe ai është kryetar i Kuvendit dhe na i udhëheq punimet e Kuvendit çdo seance ku ne marrim pjesë.
LDK – ja e cila na ka lodhur per liberalizim te vizave tash po mundohet të shënojë poena të ulët politike. LDK- ja bashkë me Kadri Veselin na patën lodhë për liberalizim duke i mbledhur votat për demarkacion. Është e gërditshme kjo përpjekje për viza duke dhënë territor së bashku e tash kishe po kritikohemi mes vete.
Në Vjenë po udhëton edhe një delegacion i madh i qeverisë që kanë një aktivitet tjetër ekonomik. Mediat i kanë përzjer me qëllim duke thënë “delegacioni 30 anëtarësh i Kadrisë për vizat”. Kjo është tendencioze pa e amnistuar mungesën e kredibilitetit të Kadri Veselit për ta përfaqësuar Kosovën në çfarëdo rrethane
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...