Deputeti i Lëivjzes “Vetëvendosje”, Xhelal Sveqla, i cili më parë ishte kryetar i kuvendit të KAN-it, ka publikuar disa dokumente ku tregojnë se ministri Nenad Rikallo nuk ishte pjesë e kësaj organizate.
“Nenad Rikallo, ministri juaj i bujqësisë, e thotë një të pavërtetë, e ju menjëherë i bëni iso. Pyetja e vërtetë është, a jeni bërë ju SHIK-u bashkë me BIA-në apo veç zgjatim i saj”, ka shkruar ai.
Më tej, Sveqla tregon se babai i ministrit ishte pjesë e ushtrisë paramilitare serbe.
Postimi i plotë:
Jo vetëm se jeni bërë për gërdi por jeni bërë edhe për gjynah.
Pleqtë thojnë që “lakmia po t’i terravke sytë”.
Për të mbajtë pushtet, e për t’u bërë kryeministra e ministra, i ashtuquajturi ‘krahu i luftës’ janë bërë bashkë me Serbinë për të kriju qeveri.
Jo vetëm kaq, por edhe me kriminelë lufte. Ndër ta edhe ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo.
Pas dëshmive të shumë dëshmitarëve, banorë të lagjes Dardania, filluan të dalin edhe dëshmitë e para materiale. Në vend se instrumentet e shtetit të hulumtojnë e dëshmojnë, kryeministri mundohet që shpejt e shpejt të e mbyll rastin, e krimineli të gënjejë e shpif.
Unë kam qenë pjesë e KAN-it (kryetar i kuvendit të saj), dhe as që bëhet fjalë që Nenad Rikallo të ketë qenë pjesë e saj.
Ai është pjesë e qeverise, tash edhe si kriminel sipas dëshmive. E jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij.
Në fotot mëposhtme do të shihni listën e oficerëve ushtarak rezervë të organizatës së tretë bazë ‘Dardania’ në Prishtinë, ku ndër 159 oficerëve të mobilizuar gjatë luftës, i 129-i është babai i Nenad Rikallos, Radosllavi.
Edhe të dhënat si adresa e numri i telefonit përputhen me vendbanimin e atëhershëm të tyre.
Kaq sa për jetën e qetë të basketbollistit Nenad.
Ka edhe dëshmi tjera, që është përgjegjësi primare e instrumenteve të shtetit t’i sigurojnë që Nenad Rikallo, jo vetëm të shkarkohet nga qeveria, por edhe të burgoset e dënohet nga Gjykatat tona.
Por e keqja vazhdon. Kuca e maca në PDK janë qu peshë që të shfrytëzojnë shpifjet e Rikallos për të goditë Vetëvendosje!-n dhe Albin Kurtin.
Ju po tregoni se jo vetëm në qeveri por dhe në luftë speciale të nëntokës, jeni në sinkron të plotë me Serbinë.
Nenad Rikallo, ministri juaj i bujqësisë, e thotë një të pavërtetë, e ju menjëherë i bëni iso. Pyetja e vërtetë është, a jeni bërë ju SHIK-u bashkë me BIA-në apo veç zgjatim i saj?
Jo vetëm se jeni bërë për gërdi por jeni bërë edhe për gjynah.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...