Lëvizja Vetëvendosje do të ketë transport të organizuar nga komuna të ndryshme të Kosovës për ceremoninë e nesërme mortore të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku kanë publikuar edhe orarin e nisjeve nga vendet e ndryshme të Kosovës.
“Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
Kjo parti u ka bërë thirrje qytetarëve që “ta kryejnë së bashku detyrën si komb e shoqëri dhe ta përcjellin heroin e një epoke ashtu siç i takon”.
Postimi i plotë i kësaj partie në Facebook:
Do të mblidhemi për ty baca Adem
Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.
Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”
Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të bashkohen nesër në ecjen e përbashkët në kortezhin e organizuar për varrimin e Adem Demaçit. Të gjithë qytetarët e interesuar për të kontribuar për transportin e qytetarëve nesër nga komunat e ndryshme të Kosovës mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +37744724624. Në vijim do të gjeni oraret dhe vendet e nisjeve.
Le të mblidhemi së bashku në Prishtinë për bacën Adem.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...