Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se partia ku ai bën pjesë ka një qëndrim të prerë për këtë.
“Sido që të jetë, Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur e palëkundur që nga vitit 2014, kur edhe atëherë e ka mbështetur dhe mbështetë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së”.
“Do ta mbështesim çfaarëdo ndryshimi kushtetues që garanton avancimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës”, ka thënë Selimi.
Selimi në një lidhje telefonike në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur i rezervuar për votimin e Projektligjit për Ushtrinë.
“Ne do ta shohim materien, ne kemi mbështetur ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së, ne mbështesim ndryshimin e misionit të FSK-së, e mbështesim dhe e kemi mbështetur në vazhdimësi”.
Ai ka folur edhe për shqetësimin e ndërkombëtarëve lidhur me këtë iniciativë të presidentit Thaçi.
“Duhet të dimë se për çfarë janë të shqetësuar ndërkombëtarët, Lëvizja Vetëvendosje janë unik sa i përket rritjes së kapaciteteve të FSK-së”.
“Duhet të dimë nëse shqetësimet e ndërkombëtarëve kanë të bëjnë me materien që sipas tyre e atakojnë Kushtetuen e Kosovës”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet